Gjoks pule i mbushur
Përbërësit: gjoks pule, kripë, piper, grana padano, pançetë, domate, vaj ulliri, kërpudha, verë e bardhë.
Përgatitja:
Gjoksin e pulës e hapim duke e filetuar sa më hollë por pa e çarë.
E marinojmë me kripë e piper, e mbushim me grana padano të grirë, pançetë e domate të prerë në feta. E mbështjellim në menyrë që të mos i dale mbushja duke e lidhur me spango.
Në tigan të ngrohtë me vaj ulliri skuqet aq sa të marrë një faqe por pa e djegur.
E heqim dhe e fusim në furrë të paragrohur me temperaturë 160 gradë.
Po në të njëtin tigan pa e pastruar kaverdisim kërpudha të prera në feta e më pas shtojmë domate të prera në kubikë , kripë e piper dhe verë të bardhë duke e bërë si një salcë për fileton.
Nxjerrim pulën nga furra dhe e presim në mes në 2 copa. E vendosim në pjatë dhe i shtojmë salcën e përgatitur.